📞 Rezervo direkt në WhatsApp ose Viber: +383 49 827 451 · +383 49 827 451
Për Shqiptarët jashtë Kosovës

Shtëpia juaj gati — para se të mbërrini në Kosovë.

Ju vini në Kosovë një herë në vit për pushim, festa ose vizitë familjare. Nuk duhet të humbni ditët e para duke pastruar pas një viti mungesë. Ne e bëjmë shtëpinë tuaj gati, me foto raport që ju e shihni edhe nga Gjermania.

🇽🇰 Rezervim nga jashtë · 🇩🇪 🇨🇭 🇫🇷 🇦🇹 🇺🇸 🇫🇮 🇳🇴 Pagesa me transfertë · 📸 Foto raport në WhatsApp

Kur vini në Kosovë?

Përgatisim shtëpinë sipas fluturimit tuaj

  • Para ArdhjesGjejmë shtëpinë gati kur të mbërrini
  • Pas LargimitE lëmë pastër kur të niseni
  • Raport FotografikFoto para & pas — në WhatsApp
  • Pagesë nga JashtëTransfertë bankare, ju paguani nga shtëpia
  • Çelësat me FamiljarMarrim çelësat nga familja, i kthejmë pas
Dy Paketa

Zgjidhni sipas nevojës tuaj

Qoftë kur vini, qoftë kur largoheni, ne jemi aty për ta mbajtur shtëpinë tuaj të pastër.

✈️ Paketa "Para Ardhjes"

  • Deep Cleaning i plotë 1-2 ditë përpara fluturimit tuaj
  • Fshirje pluhuri, larje dyshemesh, dezinfektim banjo & kuzhinë
  • Hapje dritaresh dhe ajrosje e shtëpisë
  • Kontroll i frigoriferit, ujit dhe instalimeve bazë
  • Raport fotografik në WhatsApp kur të mbarojmë
  • Pagesa me transfertë bankare ose kur të mbërrini

🏠 Paketa "Pas Largimit"

  • Pastrim i thellë pasi ju largoheni nga Kosova
  • Larje & palosje e rrobave të mbetura (nëse kërkohet)
  • Dezinfektim i plotë para se të mbyllet shtëpia
  • Fshirje e mobiljeve për t'i mbrojtur gjatë mungesës
  • Fikje e ujit dhe kontroll i instalimeve
  • Raport fotografik dhe konfirmim kur të largoheni
1
Na shkruani Nga WhatsApp, Viber ose Messenger — kudo që jeni.
2
Na dërgoni detaje Adresën, madhësinë e shtëpisë dhe datën e fluturimit.
3
Verifikojmë vendin Kontrollojmë shtëpinë për dëmtime, lagështi ose çelësat që nuk hapen.
4
Ne pastrojmë Marrim çelësat nga familja juaj dhe pastrojmë shtëpinë.
5
Ju mbërrini Gjeni foto raport në WhatsApp — dhe shtëpi gati.
Pse Lady Cleaning

Krijuar për ju që jetoni jashtë

1

Pagesë nga Jashtë

Transfertë bankare ose Western Union. Nuk keni nevojë për cash.

2

Çelësat të Sigurt

Marrim çelësat nga familja juaj në Kosovë dhe i kthejmë pas punës.

3

Foto Raport i Plotë

Ju shihni çdo cep të shtëpisë përmes fotove — para se të hipni në avion.

Rezervo tani — edhe nga jashtë

Na shkruani në WhatsApp me datën e fluturimit tuaj dhe ju dërgojmë ofertë të saktë brenda pak minutash.

WhatsApp Rezervo në WhatsApp
Pyetje të Shpeshta

Rreth Pastrimit për Mërgimtarët

Na shkruani në WhatsApp ose Viber. Na dërgoni adresën, madhësinë e shtëpisë dhe datën e fluturimit tuaj. Ne konfirmojmë çmimin dhe orarin brenda pak minutash.

Pranojmë transfertë bankare, Western Union, ose pagesë në dorë kur të mbërrini. Pagesa bëhet vetëm pasi ju shihni raportin fotografik të punës.

Zakonisht marrim çelësat nga një anëtar i familjes suaj në Kosovë (prind, vëlla, motër, kushëri). Pas pastrimit, çelësat i kthejmë tek i njëjti person. Nëse nuk keni familjar, na tregoni dhe gjejmë një zgjidhje.

Për sezonin e verës (korrik/gusht) dhe dhjetorit, rekomandojmë të rezervoni 2-3 javë përpara fluturimit. Në sezon të ulët, mjafton 1 javë përpara.

Ky është rasti ynë i specialitetit! Pastrojmë pluhurin e akumuluar, kontrollojmë për myk në banjo, ajrosim shtëpinë dhe dezinfektojmë çdo cep. Zakonisht duhet një Deep Cleaning i plotë.